0 Comments

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 36 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton 10minuta.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1117 persona ndërsa raste aktive janë 929. Kanë ndërruar jetë 3 persona.

Sipas të dhënave të ministrisë, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë dy persona, një 85 vjeçare nga Kumanova dhe një 77 vjeçare nga Krusheva.
Sot në evidencë është shtuar edhe një pacient i vdekur para tre ditëve nga Labunishta, në spitalin “Filipi i Dytë”. Ai ka qenë pozitiv në testin e koronës dhe sot mjeku amë i tij ka njoftuar se ka ndërruar jetë.

Janë shëruar 18 persona, 11 nga Klinika në Shkup, 2 nga Spitali në Dibër dhe 5 që kanë qenë në mjekim shtëpiak.

Me këtë numri i të shëruarve është 139 ndërsa i të vdekurve 49.

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Shkup 22
– Kumanovë 4
– Strugë 3
– Prilep 3
– Strugë 1
– Veles 3
– Manastir 1

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1117 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 389
  • Kumanovë – 310
  • Prilep  – 103
  • Strugë – 53
  • Dibër – 51
  • Tetovë – 48
  • Veles – 43
  • Shtip – 32
  • Koçan – 26
  • Manastir – 16
  • Gostivar – 12
  • Ohër – 7
  • Gjevgjeli – 4
  • Radovish – 4
  • Kriva Pallankë – 4
  • Kavadar – 4
  • Krushevë – 3
  • Strumicë – 2
  • Probishtip – 2
  • Kërçovë – 2
  • Negotinë – 2

Në 24 orë e fundit janë bërë 437 testime. Nëpërmjet: IShP-së – 230, Fakultetit të Veterinarisë – 20, Avicena – 22, Biotek – 35 dhe Filipi i Dytë – 130. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 10.859  testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Author

admin@10minuta.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *