0 Comments

Për shkak të rritjes së rrezikshmërisë nga zjarret në hapësirë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave *MBPEU) ka miratuar vendim për të ndaluar lëvizjen nëpër mal dhe tokë malore nga ora 06:00 deri në orën 20:00.

Ndalesa prej sot dhe do të zgjatë deri në shfuqizimin e të njëjtës.

“Kjo ndalesë nuk vlen për të punësuarit në NP “Pyjet Nacionale” dhe për subjektet që kryejnë detyra të autorizuara, gjegjësisht leje të shkruar për lëvizje”, thonë nga MBPEU.

Për mosrespektim të kësaj ndalese, personat fizik do të dënohen me 1.500 deri në 2.000 euro.

Author

admin@10minuta.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *