0 Comments

Qeveria në seancën e 27-të ka miratuar dekret me fuqi ligjore për ndalimin e zbatimit të Ligjit për Përmbarim, me të cilën ndalohet përmbarimi nga ana e përmbaruesve deri më 30 qershor të vitit.

“Sipas këtij dekreti konstatohet se përmbaruesit janë të obliguar që të ndalojnë me çfarëdo lloj veprimi përmbarues, përveç në lëndët për kërkesë ndaj bazës së qëndrueshmërisë ligjore, me shpërndarje të mjeteve të arritur në xhirollogaritë e tyre të veçanta, nëse për atë plotësohen kushtet ligjore, me veprimet të cilat vijon pagesa e mjeteve nga borxhliu, zbatimin e suksesshëm të ankandeve publike, ose shitjeve me marrëveshje”, informojnë nga Qeveria.

Dekreti konstaton se punëdhënësit e borxhlinjve, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe bartësit e qarkullimit të paguar janë të obliguar të ndalojnë me veprim pas udhëzimeve të dhëna nga ana e përmbaruesve, në periudhën e caktuar në nenin 1 të dekretit, gjegjësisht deri më 30 qershor.

Gjykatat themelore janë të obliguara që të miratojnë vendime pas dorëzimit të ankesave për paligjshmëri gjatë përmbarimit në bazë të nenit 86 nga Ligji për përmbarim, ndërkaq gjykatat e apelit pas dorëzimit të ankesave kundër vendimit të gjykatës pas ankesave në bazë të nenit 87 të Ligjit për Përmbarim, me qëllim që të krijohen kushte për shpërndarje të papenguar të mjeteve të arritura në xhiro-llogaritë e përmbaruesve.

Dekreti hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.

Author

admin@10minuta.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *