0 Comments

Spanja ka prolonguar garat profesionale të futbollit për një periudhë të pacaktuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftoi La Liga.

“Garat e futbollit spanjoll janë prolonguar deri në njoftimin e ri të dakorduar me Federatën e Futbollit të Spanjës (RFEF)”, thuhet në postimin e La Liga-s në Twitter.

“Komisioni i Monitorimit i krijuar nga Marrëveshja aktuale e Koordinimit RFEF-LaLiga pajtohet me pezullimin e garave profesionale të futbollit derisa autoritetet e Qeverisë së Spanjës dhe Administrata e Përgjithshme e Shtetit të konsiderojnë se ato mund të rifillojnë pa krijuar ndonjë rrezik shëndetësor”, thuhet në faqen e internetit të La Liga-s.

La Liga më 12 mars ndërpreu të gjitha ndeshjet shkaku i përhapjes së koronavirusit, duke i shtyrë ditët e ndeshjeve më 28 dhe 29 mars.

Mbi 2.182 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Spanjë, ndërsa janë konfirmuar gjithsej 33.089 raste në vend.

Virusi, i cili fillimisht u paraqit në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, është shpërndarë në të paktën 167 shtete dhe rajone në botë, ndërsa sipas të dhënave të universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i raste të konfirmuara ka tejkaluar shfirën 349.000, numri i vdekjeve është mbi 15.000, ndërsa mbi 100.000 persona janë shëruar nga sëmundja.

Author

admin@10minuta.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *