0 Comments

“Mbrëmë ka nderuar jetë pacienti i moshës 63 vjeçe nga Dibra, të cilit mbrëmë iu keqësua gjendja shëndetësore. Pacientët të cilët paraprakisht kanë pasur probleme me organet respiratorë janë më të rrezikuar. Në grupin e të rrezikuarve bëjnë pjesë edhe të moshuarit, por kjo nuk është ndonjë rregull e shkruar. Numri i përgjithshëm 136 deri në ora 12, prej të cilëve një është shëruar derisa 2 prej tyre kanë ndërruar jetë”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Filipçe njoftoi se prej sot janë në dispozicion edhe 14 qendra tjera për testime.

“Çdo qytetar mund të lajmërohet tek mjeku amë, do t’i tregoj simptomat, pastaj mjeku amë vendos nëse pacienti duhet të testohet apo jo, në rast se po atëherë do të riorientohet në njërin nga punktet për testim”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe njoftoi se vendi gjendet në fazën e rritjes së numrit të pacientëve të prekurve nga ky virus dhe theksoi se është e nevojshme për rritjen e masave.

“Shpresojmë se masat do të respektohen dhe do të japin rezultate. Ndërkohë që për masat e reja të cilat do t’i shqyrtojmë në mbledhjen e radhës së Qeverisë që do të mbahet në ora 17:00 dhe për të njëjtat do t’ju njohim menjëherë pas mbledhjes përmes komunikatës”, tha Filipçe.

Author

admin@10minuta.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *