0 Comments

Koronavirusi i ri (Covid-19) është vërejtur edhe tek dy lojtarë të Los Angeles Lakers, një prej ekipeve të Ligës amerikane të basketbollit (NBA), duke u rritur në 14 numri gjithsej i rasteve në NBA.

Ekipi Los Angeles i NBA ku ndeshjet u shtynë pa afat më 12 mars pas konfirmimit pozitiv të lojtarit francez Rudy Gobert të Utah Jazz, në një deklaratë me shkrim njoftoi përcaktimin e koronavirusit edhe tek dy lojtarë.

“Sot mësuam se testi ka rezultuar pozitiv edhe për dy lojtarë të Lakers. Që të dy lojtarët janë në karantinë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekut të ekipit”, thuhet në deklaratë.

Arsyeja e virusit tek lojtarët e Lakers është treguar ndeshja e basketbollit të zhvilluar më 10 mars me ekipin Brooklyn Nets.

Rikujtohet se më parë në ekipin Brooklyn Nets është përcaktuar Covid-19 tek 4 lojtarë të tij.

Theksohet se që nga e enjtja, Covid-19 është përcaktuar tek 14 lojtarë të NBA.

Author

admin@10minuta.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *