0 Comments

Drejtori teknik i klubit italian të futbollit Milan, Paolo Maldini dhe djali i tij Daniel Maldini që luan në ekipin e të rinjve rezultuan pozitiv në testet për koronavirusin e ri (Covid-19).

Në një deklaratë nga klubi “kuq e zi”, thuhet se Paolo Maldini ka konfirmuar se ka kontaktuar me një person që ka pasur shfaqjen e simptomave të virusit dhe se testi i kryer ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë njoftohet se pozitiv ka rezultuar edhe testi i kryer për djalin e tij Daniel Maldini i cili luan në ekipin e të rinjve të Milanit.

“Paolo dhe Daniel Maldini janë në gjendje të mirë. Ata tashmë dy javë janë izoluar nga bota e jashtme dhe nuk kanë kontakte me askënd”, thuhet në deklaratë.

Sipas protokolleve mjekësore të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, që të dy, babë e bir do të qëndrojnë në karantinë deri në shërimin e tyre.

Unioni i Ligës së Serie A, në një postim nga llogaria në Twitter ka shprehur mbështetjen për familjen Maldini duke thënë “Është një familje që është mësuar të luftojë dhe të fitojë ndeshje të rëndësishme. Forca Paolo dhe Daniel”.

Përveç lojtarëve të Juventusit, Daniele Rugani, Blaise Matuidi, Paulo Dybala, në Serie A në Itali nga koronavirusi janë prekur edhe futbollistët e Sampdorias, Manolo Gabbiadini, Omar Colley, Antonino La Gumina, Bartosz Bereszynzky, Morten Thorsby, Albin Ekdal, Fabio Depaoli si dhe futbollistët e Fiorentinës, Dushan Vllahoviç, Patrick Cutrone dhe German Pezzella.

Author

admin@10minuta.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *