0 Comments

Kreu i Korporatës së Çmimit të Madh të Australisë, Paul Little, kërkoi falje për vendimin e befasishëm, duke shtuar se “shëndeti dhe siguria duhet të jenë prioritet”

Gara e parë e këtij sezoni në Kampionatin e Formula 1, Çmimi i Madh i Australisë, është anuluar për shkak të shqetësimeve nga përhapja e koronavirusit të ri (COVID-19).

“Formula 1 dhe Federata Ndërkombëtare Automobilistike (FIA), me mbështetje të plotë të Korporatës së Çmimit të Madh të Australisë (AGPC), kanë vendosur të anulojnë të gjitha aktivitetet për Çmimin e Madh të Australisë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga FIA dhe AGPC.

Ndërkaq, kreu i AGPC-së, Paul Little, në një konferencë për media kërkoi falje për vendimin e befasishëm, duke shtuar se “shëndeti dhe siguria duhet të jenë prioritet për ekipet, njerëzit dhe për gjithë bashkësinë”.

Vendimi u mor menjëherë pasi kryeministri i shtetit Victoria, Daniel Andrews, deklaroi se në pistën Albert Park nuk do të pranoheshin spektatorë “për shkaqe të sigurisë së njerëzve”.

Skuadra McLaren dje njoftoi tërheqjen nga gara pasi njëri nga punonjësit e ekipit rezultoi i infektuar me koronavirus.

Author

admin@10minuta.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *