0 Comments

Pas anulimit të premierës së kampionatit spektakolar të garave me makina në Australi, dhe pas spostimeve të Çmimit të Madh të Kinës, Vietnamit e Bahreinit, në Formula 1 po provojnë të rishpikin kalendarin për sezonin 2020. Liberty Media, grupi që zotëron të drejtat ka lajmëruar për një samit virtual të enjten, një videokonferencë me të gjithë shefat e skuadrave me të cilët do të diskutojë edhe të ardhmen.

Për momentin, hipoteza më e mundshme është mbyllja në muajt e verës, praktikisht një stop i çdo prove zyrtare apo jo, për të paktën 3 javë. Kjo sipas drejtrusve të Formula 1 do të japë më shumë kohë për emergjencën globale dhe do garantojë fleksibilitet.

Nisja e parashikuar, është për në 24 Maj në Çmimin e Madh të Montekarlos ose në 7 Qershor në Azerbajxhan, në cirkuitin mes rrugëve në Baku’. Pritet që në kalendarin e ri, gara e Holandës të afrohet me atë të Belgjikës, për të rikuperuar të paktën në muajin nëntor, ndalesat problematike si Kina dhe Bahreini. Është e paevitueshme që Formula 1 të mos evitojë disa gara në kalendar.

Sipas pritshmërive, do të hiqen përfundimishrt ndalesa e Barcelonës, dhe ajo e Vietnamit. Për të aprovuar kërkesat, do të duhet konsensusi i 7 ekipeve dhe me planin aktual, kanë dhënë OK të 10 përfaqësuesit.

Author

admin@10minuta.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *