1 Comments

residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, i cili ka thënë se ekziston një marrëveshje sekrete mes Thaçit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Thaçi ka kundërshtuar ashpër Kurtin, duke thënë se ai i frustruar po vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet.

“I frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet. Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës. Përqesh dhe saboton shtetin. Nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin. I pa dinjitet. Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike. Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi. Qesharake për Kosovën. Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Më tej, presidenti ka thënë se e vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës.

“Rikujtoj: Këtë qëndrim KUNDËR, Kurti e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë. Ishte kundër administratës Klinton. Edhe në Vjenë, kundër administratës Bush. Edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama-Biden. Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër. E vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës. Në anën e kundërt të historisë. Populli i Kosovës ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aleanca me SHBA-në është e shenjtë. Ne të gjithë e kemi për detyrë ta mbrojmë”, vijon shkrimi i tij.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot se është i bindur që presidenti, Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë bërë marrëveshje sekrete.

“Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe fillim të dialogut, por për heqje të tarifës dhe për mbyllje të dialogut me marrëveshje të gatshme në mes të dy presidentëve. Jam i bindur që ka një marrëveshje të gatshme, dhe ajo çfarë po kërkohet është të thyhet Qeveria e Kosovës, të thyhem unë si kryeministër, në mënyrë që të marrë fuqi ai që në emër të Kosovës me negociata sekrete ka bërë marrëveshje, që tash të gatshme do ta servojë”, ka thënë Kurti.

Author

admin@10minuta.mk

One thought on “Thaçi i reagon ashpër Kurtit: I pa dinjitet, po vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet, konstantja e tij është kundër Amerikës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *